Besimi: Me përkrahjen e Zvicrës do të përforcohet planifikimi dhe menaxhimi makroekonomik në RMV

Me anë të Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO) vendoset bashkëpunim në fushën e planifikimit dhe menaxhimit makroekonomik.

Marketing

Memorandumin e bashkëpunimit për realizimin e Projektit për planifikim dhe menaxhim
makroekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut e nënshkruan ministri i
Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorja e Zvicrës, Veronique Hulmann.
Në këtë takim, ministri Besimi theksoi se Ministria e Financave bën përpjekje të
jashtëzakonshme lidhur me reformat në financat publike, me ç’rast përkrahja nga Zvicra
është sinjifikative në realizimin e këtyre reformave.

Në kuadër të këtij projekti, nëpërmjet zbatimit të modulit të parë, Ministria e Financave
do të vendosë kornizë për planifikim makroekonomik, koncept që do të mundësojë
analiza koherente të të dhënave, parashikime dhe planifikim të politikave.
Projekti global bazohet në instrumentin e FMN-së për programim dhe planifikim
financiar dhe do të zbatohet përmes qasjes modulare. Implementimi i projektit përkrahet
nga ekspertë të Implementing Consortium formed of Ecorys и OGResearch.

Në kuadër të Programit të borxhit shtetëror dhe menaxhimit të rreziqeve, Qeveria e
Zvicrës përkrahë aktivitetet e Ministrisë së Financave në drejtim të përmirësimit të
procesit të menaxhimit me financat publike, nëpërmjet financimit të aktiviteteve
projektuese, të cilat do të implementohen me përkrahje teknike të FMN-së dhe BB-së.
Të dyja vendet kanë bashkëpunim aktiv edhe në fushën tatimore. Vitin e kaluar u
nënshkrua Protokolli për harmonizimin e bashkëpunimit mes Republikës së
Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës për shmangien e tatimimit të dyfishtë në përputhje
me konventën e re tatimore të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim
Rajonal (OECD) dhe standardet e BEPS-it.

Me këtë protokoll përforcohen dispozitat ekzistuese mes të dyja vendeve lidhur me
shmangien e tatimimit të dyfishtë për tatimin mbi të ardhurat dhe tatimin mbi kapitalin që
i referohet shkëmbimit të informacioneve për qëllime tatimore, duke mundësuar kështu
transparencë më të madhe tatimore dhe trajtim të drejtë tatimor.