Ballina Biznes Besimi: Me sindikatat arritëm zgjidhje sistematike dhe të qëndrueshme për rrogat në...

Besimi: Me sindikatat arritëm zgjidhje sistematike dhe të qëndrueshme për rrogat në administratën shtetërore

Me marrëveshjen që kemi arritur me sindikatat, 85.000 të punësuar në administratën shtetërore në nivel qendror, shfrytëzuesit buxhetorë dhe në institucionet do të përfitojnë rritje të pagave prej 10% duke filluar me pagesën e pagës për muajin shtator, ndërsa gjithashtu atyre do t’u paguhet edhe K-15 në vlerë prej 10.000 denarëve, me ç’rast do të sigurohen mjete financiare me rishikimin e Buxhetit në muajin shtator, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në emisionin “24 Analiza”. Ministri Besimi theksoi se ekziston interes i madh lidhur me fletobligacionin e qytetarëve dhe me qëllim që t’u ndihmohet qytetarëve do të pranohen të gjitha kërkesat e tyre, që do të arrijnë deri në ditën e nesërme, respektivisht më 12 korrik.

Marketing

Ministri tha se është rënë dakord për vendosjen e zgjidhjes sistematike për rritjen e rregullt të pagave në sektorin publik nga viti 2025, po ashtu nga viti i ardhshëm edhe regresi i pushimit vjetor do të paguhet në vlerë prej 30% të pagës mesatare të paguar. Për rritjen e pagës këtë vit, përmendi se Ministria e Financave do të fillojë me përgatitjen e rishikimit, me të cilin do të sigurohen mjete për rritjen pagave në administratë nga muaji shtator dhe për pagesën e K-15.
Në lidhje me fletobligacionin e qytetarëve, Besimi theksoi se qytetarët, sot dhe nesër, mund t’i parashtrojnë kërkesat e tyre në bankat afariste. “Patëm dëshirë që ta lansojmë këtë produkt, i cili nuk ka për qëllim financimin e buxhetit. Pikësynimi është zhvillimi i tregut të kapitalit, ofrimi i instrument të ri për qytetarët dhe zgjerimi i portofolit të tyre të investimeve. Ky është investim pa rrisk dhe vendosja e këtij instrumenti ndikon edhe në uljen e ekonomisë gri, sepse aktivizon paratë e gatshme të qytetarëve.

Gjithashtu, përmes investimit në këta fletobligacione, qytetarët do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Po ashtu, qytetarët do të arrijnë rendiment që mbron vlerën e parasë në kushte të inflacionit të lartë”, tha ministri Besimi. Ai theksoi se prospekti i ankandit është publikuar në vlerë prej 600 milionë denarëve, por nëse ka interes për 15 milionë euro do të regjistrohet e gjithë vlera. Ministri nënvizoi se gjatë vitit do të ketë edhe ankande të tjera të fletobligacioneve të qytetarëve, në përputhje me interesin e lartë të publikut për këtë instrument

Marketing
Exit mobile version