Ministri i Financave Fatmir Besimi, nga dita e sotme e deri të enjten është në vizitë pune në Bruksel, ku do të realizojë takime me eurokomesarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerimin e BE-së Oliver Varhei, me eurokomisarin e Ekonomisë Paolo Gentiloni, me eurokomesarin për Buxhet dhe Administratë Johanes Han si dhe me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim në Komisionin Evropian Maçej Popovski.
Në kuadër të vizitës, do të diskutohet plani i rritjes ekonomike, reformat ekonomike, si dhe plani ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të të cilit është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.