Besimi: Punësimet e reja nuk varen nga MF-ja, procesi menaxhohet nga institucioni në bazë të mjeteve të siguruara në buxhetin vetanak

Punësimet në institucionet shtetërore dhe publike duhet të realizohet në bazë të mjeteve të siguruara për punësime të reja dhe planit të punësimit të institucionit, ndërsa procesi duhet të menaxhohet nga udhëheqësi i institucionit. Kështu theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi lidhur me përgjigjen e pyetjes parlamentare në Kuvend.

Marketing

“Bëhet fjalë për një proces që duhet të zhvillohet në bazë të mjeteve të siguruara financiare, me qëllim që të funksionojnë të gjitha institucionet, por udhëheqësit e atyre institucioneve duhet ta kenë parasysh këtë gjatë vitit dhe ta menaxhojnë аtë me qëllim që të mos ketë ndërprerje në funksionimin e atyre institucioneve”, tha ministri dhe shtoi se nëse sigurohen mjete, që është një nga kushtet dhe nëse punësimi është planifikuar në planin e punësimit, atëherë jepet përgjigje pozitive, resprektivisht njoftohet nga Ministria e Financave se janë siguruar mjete për punësimet e kërkuara.

Ministri theksoi se në këtë mënyrë sigurohet konsolidimi fiskal apo qëndrueshmëria e buxhetit.

Ministri sqaroi se në këtë proces, Ministria e Financave vepron sipas Ligjit të Buxheteve dhe Ligjt të Realizimit të Buxhetit, ndërsa si ministri resoriale në procesin e dhënies së pëlqimit për planin e punësimit, vepron pasi ta ketë marrë pëlqimin nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Sistemit Politik.

“Ministria e Financave nuk ka ingerenca, kompetencë apo kapacitet për të dhënë pëlqim për vende të caktuara të punës, përkatësisht punësime të caktuara. Kjo është përgjegjësi e vetë institucioneve dhe personave udhëheqës në këto institucione për atë se si do t’i zbatojnë këto procedura. Por, Ministria e Financave në këtë rast jep njoftim nëse institucioni ka siguruar mjete financiare në buxhet për atë vend të punës dhe nëse ai është sipas planit të punësimit”, deklaroi ministri Besimi.

Marketing