Së fundi, Smith ka performuar në finalen e Kampionatit Botëror “Russia 2018”, bashkë me Era Istrefin dhe Nicky Jam, shkruan lajmi.net.
Me të përfunduar finalja, aktori ka bërë të ditur se ka filluar pushimet me familjen.
Në një video që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, Will Smith ka bërë të ditur që këtë vit mbush plot 50 vjet jetë.
Ai publikoi video nga palestra dhe përmes saj tregoi se pavarësisht moshës, ai po bën më të mirën për të arritur të ketë trupin e dëshiruar.