Bexheti: Angazhohemi për një ambient më të pastër

Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit sot ka ndërmarrë aksion për mbjelljen e 300 fidanëve në territorin e Komunës së Sarajit. Kjo është një nga masat, që komuna e Sarajit i ndërmerr kundër ndotjes së ajrit në këtë periudhë që indeksi i ndotjes së ajrit është shumë i lartë.

Marketing

Në këtë aksion ishte prezent dhe nga afër ndoqi punime kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti dhe Zëdhënës i Qyteti të Shkupit – Valon Salihu. Fidanet do të mbjellen në hapësirën nga lumi Vardar deri te udhëkryqi i liqenit të Treskës, prej të cilëve 100 fidane janë mbjellë, ndërsa në ditët në vijim do të mbjellen edhe 200 fidane tjera.

Kryetari Bexheti me ketë rast theksoi se ky aktivitet jo vetëm si përkujdesje ndaj ambientit që shumë kërkon në këtë periudhë, ku edhe ne duam të jemi pjesë e gjithë aktiviteteve që do të nënkupton një ambient më të pastër, me ajër më të pastër ndër të tjera kryetari Bexheti bëri apel deri te qytetarët për kujdes më të madh ndaj fidaneve, gjithashtu potencoi se së bashku duhet të angazhohemi që të mbajmë më të pastër ambientin ku jetojmë dhe më gjërë.

Komuna e Sarajit do të jetë e gatshme që edhe në të ardhmen të bashkëpunon me Qytetin e Shkupit për të krijuar kushte sa më të mira për qytetarët dhe për tu angazhuar për një ambient më të pastër.

Marketing