Ballina Lajme Maqedoni Bexheti dhe Arsovska promovuan projektin për përmisimin e sistemit të ujsjellësit në...

Bexheti dhe Arsovska promovuan projektin për përmisimin e sistemit të ujsjellësit në Saraj

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti së bashku me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetaren e qytetit të Shkupit Danella Arsovska, promovuan punimet ndërtuese, të cilat vijojnë me intensitet të lartë për përmirësimin e sistemit të ujsjellësit në këtë komunë. 🚰 Kisha nderin që sot në praninë e kryetarës së qytetit të Shkupit znj. Danela Arsovska dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, para banorëve të promovojmë punimet ndërtuese, të cilat vijojnë me intensitet të lartë për përmirësimin e sistemit të ujsjellësit në komunën tonë.

Marketing

🏗️ Aktivitetet në terren përfshijnë ndërtimin e një stacioni të ri pompues afër Rashçes, tubacionet nën presion për në Kopanicë – në gjatësi prej 2 km dhe Bojanë në gjatësi prej 6 km, si dhe ndërtimin e një rezervuari të ri në Kopanicë me kapacitet prej 600 m3.

👉 Ky projekt që kap vlerën prej 172.055.514 den me TVSH dhe që finansohet nga Qyteti i Shkupit, do të zgjedh një problem jetik për vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviq Llaskarcë, Semenisht dhe Çajlanë.

⏩ Bashkëpunimi me Qytetin e Shkupit do të vazhdoj edhe me realizimin e projekteve për rindërtimin e rrugës për në Matkë, ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në Matkë dhe rregullimin e një megaparku të ri mbi 30 mijë metra katrorë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid03J2wVA2PPbTjfFrhxjc22WMCp2phhrXrvDgeSZgUnXJDg8YuctDx4QEtrtn3b4wrl&id=100053947097286&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version