Bexheti dhe Arsovska vizituan qendrën rekreative sportive Saraj

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti bashkë me Kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska vizituan 6 fushat e sportit të cilat janë rekonstruar nga ana e Qytetit të Shkupit dhe janë punuar me të gjitha standardet e duhura.

Marketing

“Gjithashtu Ishte kënaqësi që të përcjellim nga afër ditën e tretë të festivalit Saraj Fest 2023 në parkun e Sarajit. Ky festival është edicioni i 13-të me radhë që organizohet nga SH.K.A Drita e Dervenit – Saraj dhe na mundëson të njihemi nga afër me diversitetin kulturorë dhe folklorik nga më shumë vende të Botës, që përfaqësohen nga Shoqëritë kulturore artistike të cilat marin pjesë me programet e tyre në këte festival” ka thënë Bexheti.