Bexheti: Janevska po pastron MASh-in nga shqiptarët: I ka ofenduar dhe kërcënuar!

Blerim Bexheti nga BDI ka dalë me një sërë akuzash ndaj ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevskës, transmeton TV21.

Marketing

Bexheti akuzon ministren aktuale se është duke e “pastruar” MASh-in nga shqiptarët, duke larguar të njëjtit nga komisionet në kuadër të kësaj ministrie.

Madje Bexheti shkon më tej – thotë se Janevska këtë e ka bërë edhe duke i ofenduar dhe kërcënuar të njëjtit.

“Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevskës siç duket nuk i ka mjaftuar vetëm që i “pastroi” shqiptarët nga çdo komision i ministrisë, e njejta pas shpërthimit të këtij skandali nuk i ka kursyer as edhe kërcënimet dhe ofendimet më të ulëta ndaj të punësuarve shqiptarë.

Skandalet nuk mund ti mbajë të fshehura duke i kërcënuar punonjësit shqiptarë në ministri, si fajtor kujdestarë për keqpërdorimrt dhe shkeljet që i bën vetë si pasojë e dobësive menaxhuese.

Ofendimet e saj mbi baza etnike, por edhe më e turpshme ofendimet personale dhe familjare nuk munden ta frikësojnë asnjë administrator shqiptarë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Vetëm përshfaqin primitivizmin e saj dhe urrejtjen patologjike që ka për bashkëqytetarët e saj shqiptar”, shkroi Bexheti në Facebook.  https://www.facebook.com/share/p/EV62Xj5q7sfmaxy6/?mibextid=oFDknk