Bexheti: Komuna e Sarajit e bëri realitet mëvetësimin e Shkollës fillore në vendbanimin Krushopek

Kryetari i omunës së Sarajit, Blerim Bexheti thotë se komuna që drejton ai ka bërë realitet mëvetësimin e Shkollës fillore në vendbanimin Krushopek.Në postimin e tij, Bexheti shkruan:

Marketing

omuna e Sarajit e bëri realitet mëvetësimin e Shkollës fillore në vendbanimin Krushopek.Komuna Saraj para disa muajsh ngriti iniciativë dhe propozoi para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që shkolla fillore në f. Krushopek të mëvetësohet juridikisht duke pasur shkollë periferike atë të fshatit Llokë.Këtij vendimi të propozuar nga Komuna Saraj, i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës sonte në seancë qeveritare i dha dritë jeshile edhe Qeveria e RMV.
Komuna Saraj juridikisht tanimë bashkë me Sh. F. Përparimi në f. Krushopek ka 9 shkolla qëndrore.Urojmë nxënësit dhe banorët e fshatit Krushopek dhe Llokë.” – kryetari i Komunës së Sarajit, BLERIM BEXHETI

Komuna e Sarajit e bëri realitet mëvetësimin e Shkollës fillore në vendbanimin Krushopek.Komuna Saraj para disa…

Publiée par Blerim Bexheti sur Samedi 13 juin 2020

Marketing