Akademiku, Abdylmenaf Bexheti në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur rreth borxhit të akumuluar në Tetovë, rritjen apo reduktimin e tij. Në prononcimin e tij, Bexheti tha se nga momenti kur u vendos banerola dhe me ardhjen e Kasamit nuk ka informacion rreth borxhit në asnjë mënyrë.
“Prej atëherë më nuk kemi informacion, as në ëeb-faqe as të publikuar se në çfarë situate, është borxhi për momentin. Edhe pse nuk mund të presim që në kohë dhe afat të shkurtë, borxhi mund të reduktohet.Më e rëndësishme është që në vend se të preukupohen me trendin dhe tendecën e borxhit publik, është mirë të preukupohen ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale”, deklaroi fillimisht Bexheti për indeks.
Ai shtoi se Kasami më duhet të merret me projektet dhe premtimet që ua ka dhënë qytetarëve para zgjedhjeve lokale.
“Në instancë të fundit, do të mjaftonte që qytetarëve të mos u lehet në fund të mandatit borxh edhe më i rritur”, shtoi ai.
Pranoi se në disa segmente ka ndryshime nga qeverisja e kaluar, megjithatë shtoi se në disa segmente Kasami po vepron edhe më keq se paraardhësit e tij.
“Ka segmente të caktuara në të cilat ka ndryshime pozitive, por sigurisht që jot ë gjitha. Ka edhe segmente në të cilat ka shumë paknaqësi. Ndryshime pozitive ka në disa shërbime komunale. Pastërtia në rrugë së paku është më mirë se ka qenë. Ka çështje që tjera që po bëhen me lëshime të mëdha, bile edhe më keq se më parë”, pohoi Bexheti.
Vërejtjet më të mëdha Bexheti i kishte në sferën e arsimit dhe largimin nga puna për mësimdhënësit.
“Këto që po dëgjoj, si një udhëheqës i institucionit arsimorë, në aspektin e lëshimit nga puna të dhjetra, dhjetra mësuesve, vetëm sepse u ka skaduar kontrata. Ai është një veprim edhe më I keq se ka ndodhur në të kaluarën. Çka nënkupton, juve mund tu skadojnë kontratat por nëse keni performacë pozitive, pra ata mësues, arsimtarë, kanë vepruar e performuar mirë, çështja e kontratës është çështje pasoje. Shkaku është i rëndësishëm”, deklaroi për fund Bexheti.
Për më tepër, ndiqeni intervistën e plotë me Akademik, Abdylmenaf Bexhetin.
https://www.facebook.com/watch/?v=1259480814883531