Ballina Aktuale Bexheti: Miratohet vendimi që Pishina në Qendrën Rekreative të kalon nën menaxhimin...

Bexheti: Miratohet vendimi që Pishina në Qendrën Rekreative të kalon nën menaxhimin e komunës së Sarajit

default

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti njofton se me kërkesë të komunës,qeveria mori vendim që Pishina në Qendrën Rekreative të kalon nën menaxhimin e komunës së Sarajit. Duke marrë parasysh gjendjen faktike të Pishinës së demoluar dhe objekteve afër që janë jofunksional për më shumë se 30 vite, tashmë me menaxhimin e komunës së Sarajit hapen mundësite që këtë pishinë të lënë në haresë, ta revitalizojmë dhe ta bëjmë përsëri atraksion për banorët.

Marketing

Rinovimi i pishinës do të luan rol të rëndëshishëm në tërheqjen e turistëve në këtë zonë dhe dë të ndikoj dukshëm në zhvillimin ekonomik të komunës dhe bizneseve lokale.

Në përgjithësi, rivitalizimi i pishinës së vjetër mund të ofrojë përfitime të shumta, duke përfshirë rritjen e vlerave të pronës në afërsi, rritjen e të ardhurave nga taksat për komunën, zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe përfitime tjera mjedisore. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid027RJb2x6f2QX55xXc2aW4hMQuUCKoXpG1vHuu5pvhYyeEFQMfSCcYWmYoemstCbpXl&id=100053947097286&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version