Ballina Lajme Maqedoni Bexheti në Kopanicë, inspektoi punimet e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal...

Bexheti në Kopanicë, inspektoi punimet e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal dhe kolektorit kryesorë

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti së bashku me sekretarin e komunës Sefi Shabani dhe banorët e vendbanimit Kopanicë ishin në teren për të inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe kolektorit kryesorë.
Projekti është në gjatësi prej 13 km, ku do të instalohen afër 500 shakte dhe kap vlerën prej 78.968.334 denarë.
‘Punimet zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe në një afat të shkurtër kohorë do të zgjidhet problemi i kahmotshëm që ka tanguar banorët e vendbanimit Kopanicë’shkruan Bexheti.

Marketing

Exit mobile version