Në territorin e Komunës së Sarajit, nga një tetori do të fillojë të operojë Ndërmarja Publik, ,Higjiena Komunale’-Shkup, ku do të bëjë grumbullimin e mbeturinave në të gjitha vendbanimet. Një akt i tillë ka qenë pjesë e programit zgjedhorë të kryetarit të komunës së Sarajit Blerim Bexheti, për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe për të pasur një ambient më të pastër ekologjik. Deri më tani këtë shërbim e ka kryer NKP “Saraj”, që ka qenë e formuar nga Komuna e Sarajit. Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, tha se kjo është një ditë historike për komunën e Sarajit dhe se për herë të parë Higjiena Komunale-Shkup do të veprojë në komunë e Sarajit me të gjitha mekanizmat e saja.
“Është një ditë e veçantë dhe historike për komunën e Sarajit, pasi që fillojnë të operojë ‘Higjiena Komunale’-Shkup në grumbullimin dhe transportin e mbeturinave. Tani më do të mbulojmë e gjithë territorin e komunës së Sarajit. Besoj së tani më do ofrojmë shërbim më cilësor dhe kualitativ. Kemi premtuar dhe angazhohemi maksimalisht që të kemi një ambient sa më të pastër”, deklaroi kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti.
Drejtori i Higjienës Komunale-Shkup, Abdulsamet Shabani, tha se do të angazhohemi që të ofrojmë shërbim më kualitativ dhe në kohë.
“Vendimin për të zgjeruar territorin e punës sonë, e sollëm me një qëllim të vetëm – për të rritur pastërtinë dhe higjienën në pjesë sa më të madhe në territorin e qytetit të Shkupit. Angazhimi ynë kryesor si Ndërmarrje Publike mbetet që përmes aktiviteteve tona, çdo ditë të kontribuojmë për qytetarët e Shkupit, të jetojnë në mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm jetësor”- tha drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani.
Tani më grumbullimi i mbeturinave do të bëhet në të gjitha vendbanimet e Komunës së Sarajit. Në vendet që deri më tani ka operuar NKP “Saraj”, tani më do të veproj Higjiena Komunale-Shkup, ndërsa në vendbanimet që nuk janë grumbulluar mbeturinat, tani më do të grumbullohen nga NKP “Saraj” dhe në këtë formë do të mbulohet e gjithë territori I Komunës së Sarajit.
NP “Higjiena Komunale” Shkup do të bëjë grumbullimin dhe transportin e mbetjeve komunale në pjesën urbane të komunës së Sarajit, dhe atë në vendbanimet Saraj, Lubin, Kondovë, Krushopek, Gërçec, Llokë Shishovë, Gllumovë, Matkë e Poshtme , Arnaki dhe Rashçe, si dhe në QSR “Matkë”, ndërsa në vendbanimet tjera NKP “Saraj”