Ballina Lajme Maqedoni BFI me reagim pas paralajmërimeve të organizimit të festës nga kazino në...

BFI me reagim pas paralajmërimeve të organizimit të festës nga kazino në Tetovë

Jemi të shokuar me faktin që ditëve të fundit po publikohen e po shpërndahen njoftime nëpër Tetovë se Kazino Winner do të organizojë aheng me 11 gusht të këtij viti me rastin e festës së shenjtë islame, Kurban Bajrami. Një veprim të këtillë e konsiderojmë një fyerje të rëndë të parimeve dhe të traditës islame, si edhe të bindjeve të besimtarëve muslimanë në përgjithësi.

Marketing

Qëndrimi ynë si institucion që përkujdeset për mbarëvajtjen e jetës fetare islame është tërësisht në përputhje me qëndrimin dhe parimet Islam se kazinotë dhe lojërat e fatit përfundimisht ndikojnë rrezikshëm në shkatërrimin e familjes shqiptare e muslimane në përgjithësi, andaj vendi i tyre duhet të jetë sa më largë vendbanive tona.

Tentimi i kazinosë së përmendur për të organizuar “bajram party” apo dicka të ngjajshme që lidhet me festën e Bajramit, paraqet mungesë flagrante e respektit ndaj fesë islame dhe, për më tepër, është ofendim dhe provokim i hapur ndaj fesë dhe besimtarëve tanë.

Jemi të bindur se popullata muslimane e komunës së Tetovës që aq shumë po vuan nga përhapja e lokaleve të cilat merren me bixhoz e me lojëra të fatit që në veçanti po e godasin rininë tonë, do të dijë t’i përgjegjet drejtë këtij organizimi të shëmtuar dhe do e dëshmojë qëndrimin e vetë kundërshtues duke e bojkotuar atë.

Marketing
Exit mobile version