Ballina Lajme Maqedoni BFI, Muhamed Abduelkerim En Isa viziton Fetain

BFI, Muhamed Abduelkerim En Isa viziton Fetain

Sekretari gjeneral i ligës islame botërore Muhamed Abduelkerim En Isa sot vizitoi kreun e BFI-së Shaqir Fetain. Në takim ata biseduan për një bashkëpunim të mirfilltë si dhe prezentuan vlerat islame në një vend ku ka kultura dhe besime të ndryshme.

Marketing

“Ishte një porosi e vaçant e sekretarit gjeneral që të mundohemi që të jemi në shërbim të njëri tjetrit, të respektojm njëri tjetrin, ti respektojm rrethanat dhe vendet ku jetojmë dhe veprojm, sepse diverziteti i besimeve kulturave dhe traditave është ligj i të madhit zot dhe ne kemi për obligim të respektojm të gjithë, pa marur parasysh besimin, kulturën, racën e kshtu me radhë.”, tha Shaqir Fetai, kryetar i BFI-së.

Sekretarit Gjeneral të Ligës së Botës Islame Dr. Muhammed Abdulkerim El-Isa, shprehu kënaqësinë e tij për këtë mikpritje dhe e falënderoi Kryetarin e BFI për ftesën dhe respektin.

“Unë e vlerësoj lartë punën e Bashkësisë Fetare Islame dhe Reisul Ulemasë bashkë me bashkëpunëtorët e tij në udhëheqjen e BFI dhe organizimin e jetës fetare.”, tha Muhamed Abduelkerim En Isa, gjeneral i ligës islame botërore.

Në shenjë respekti dhe kujtimi, Kryetari I BFI-së Shaqir Fetai i dhuroi Ekselencës së tij një pikturë me logon e Bashkësisë Fetare Islame me mbishkrimin Ikre, ndërsa Dr. Muhammed Abdulkerim El-Isa i dhuroi Reisul Ulemasë disa dhurata simbolike: tespihe dhe simbolin e Mekës “Derën e Qabesë”.

Exit mobile version