BFI nis ndarjen e dhuratave të Ramazanit nga Arabia Saudite

Në vigjilje të muajit të shenjtë të Ramazanit, Qendra mbretërore për humanitet nën përkujdesjen e Mbretit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së i dorëzoi 2.400 pako me gjëra ushqimore. Këto pako do të destinohen për familjet në gjendje të vështirë sociale, kurse shpërndarja e tyre do të bëhet nga Organizata Humanitare “Hilal” e cila vepron nën përkujdesjen e BFI-së të RMV-së.

Marketing

“Këto dhurata apo ndihma janë rezultat i bashkëpunimit të BFI-së me fondin e Mbretërisë së Arabisë Saudite respektivisht mbretit Selman Bin Abdulaziz. Ne i shprehim falënderimet tona në emër të BFI-së. Ky kontribut këto dhurata të jenë të organizuara ashtu siç duhet ndërmjet organizatës sonë “HILAL”.”, – deklaroi kryetari i BFI-së të RMV-së Reisul Ulema H. Shaqir ef. Fetahu.

“Në emër të qendrës së mbretit të Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz, këto aktivitete i bëjmë para muajit të bekuar të Ramazanit me qëllim që të shtojnë gëzimin e shumë nevojtarëve dhe gjithashtu te besimtarët. Falënderoj shumë për pritjen që na e keni bërë dhe për organizimin e përgjithshëm në territorin e Bashkësisë Fetare Islame në RMV.”, – theksoi përfaqësues i qendrës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdurrahman Ezed.

Ndryshe, ky aktivitet do të realizohet në të gjitha Myftinitë e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, duke filluar nga ajo e Shkupit ku u ndanë 600 pako e duke vazhduar në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, si dhe qytete të tjera të vendit.

Marketing