Biden premton mbështetje ‘të hekurt’ për Izraelin mes frikës së sulmit nga Irani

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka premtuar Izraelit mbështetjen “e hekurt” të ShBA-së mes frikës se Teherani mund të nisë hakmarrje pas një sulmi izraelit që vrau iranianë të lartë.

Marketing

Biden paralajmëroi se Irani po kërcënon të nisë një “sulm të rëndësishëm” pasi Izraeli goditi konsullatën iraniane në Siri 10 ditë më parë, shkruan BBC.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur sigurinë e Izraelit”, shtoi ai.

Më herët të mërkurën, udhëheqësi iranian tha se sulmi izraelit në Damask ishte i barabartë me një sulm ndaj vetë Iranit.

“Kur ata sulmuan zonën tonë të konsullatës, ishte sikur ata sulmuan territorin tonë,” tha Ayatollah Ali Khamenei në një fjalim televiziv.

Marketing