Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet virtualisht me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologët e tij të G7 të dielën në mëngjes gjatë një takimi të forumit të G7, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Të dielën në mëngjes, Presidenti Biden do të marrë pjesë në një takim virtual të liderëve të G7 të kryesuar nga kancelari gjerman Scholz. Udhëheqësve do t’i bashkohet edhe presidenti i Ukrainës Zelensky”, tha zëdhënësi i NSC.
Sanksionet do të jenë në rendin e ditës së takimit.
“Ata do të diskutojnë zhvillimet e fundit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimet e saj globale duke treguar mbështetje për të ardhmen e Ukrainës. Gjithashtu do demonstrohet uniteti i vazhdueshëm i G7 në përgjigjen kolektive, duke përfshirë vendosjen e kostove të rënda për luftën e presidentit rus Vladimir Putin”, tha zëdhënësi.