Ballina Lajme Botë Bie në humnerë një autobus në Peru, të paktën 13 viktima

Bie në humnerë një autobus në Peru, të paktën 13 viktima

Të paktën 13 persona vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në Peru kur një autobus ra nga një shkëmb në një rrugë në Ande, thanë autoritetet lokale.

Marketing

Automjeti po transportonte rreth 50 pasagjerë nga qyteti i Andeve i Vilcashuaman në Lima.

Ai u përmbys dhe ra 200 metra në rajonin Huancavelica, në juglindje të vendit të Amerikës së Jugut. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e komunës së Piskos.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Peru, kryesisht për shkak të shpejtësisë së tepërt dhe mirëmbajtjes së dobët të rrugëve.

Marketing
Exit mobile version