Bie nga skela teksa punonte, humb jetën shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Marketing

Një 50-vjeçar në qytetin e Udine, ka humbur jetën, teksa ka rënë nga skela, gjatë së premtes së 21 gushtit.

Mësohet se ai kishte shkuar tek një i afërm i tij për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese, shkruan Udine Today.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje./oranews.tv/