Ndryshe veprojnë në Maqedoninë e Veriut,por ndryshe kur ndodhen në Shqipëri për vizita zyrtare apo edhe për pushime të zakonshme.
Aspiratat politike mbeten gjithmonë të mëdha për një lider politik por njëkohësisht ai dëshiron që të duket ose krahasohet me figura të lavdishme që janë pjesë e historisë së ndritshme të një kombi raporton TetovaSot.
Në rastin konkret është kreu i Besës që jep mesazhe të mëdha kombëtare duke përmendur njeriun më të madh të historisë politike dhe kombëtare shqiptare Ismail Qemalin që shpalli më 1912 në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë,nga zyra e kryeministrit të parë të Shqipërisë.
Ndonëse në Maqedoni partia e Bilall Kasamit është në koalicionin “mozheme”,së bashku me partinë maqedonase, nga Shqipëria lideri i Besës jep tjera mesazhe.
“Nga zyra e Kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemalit, vepra e të cilit na mëson se rruga e të parëve, ndërton të ardhmen e brezave të rinjë!”ka shkruar Bilall Kasami në rrjetin social Facebook.Tetovasot