Ballina Aktuale Bilall Kasami flet në cilësinë e Bashkëkryesuesit të Delegacionit në Komisionin e...

Bilall Kasami flet në cilësinë e Bashkëkryesuesit të Delegacionit në Komisionin e Përzier Parlamentar- Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian

Sllovenia është përkrahës i sinqertë dhe i zellshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë e kryesisht të Maqedonisë së Veriut. Kryesimi i Sllovenisë vjen në momentet kur BE po përballet me shumë sfida në lidhje me pandeminë dhe menaxhimin e pasojave postpandemike, procesin e reflektimit për të ardhmen e saj dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve të saj, ka thënë kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Marketing

Kasami më tej shtoi se pa vaksinim masiv të popullatës nuk do të mundemi të vazhdojmë më tej.

Maqedonia e Veriut si vend që nga viti 2009 ka rekomandim për vazhdimin e negociatave me BE-në, e vlerësojmë pozitivisht prioritetin e kryesisë për fokus më të madh në vendet e Ballkanit Perëndimorë, ka thënë Kasami.

Ai për fund tha se si komunitet i përzier parlamentar trup i formuar me marrëveshjen e stabilizim asocimit do vazhdojmë që të veprojmë në mënyrë unifikuese së bashku me kolegët tanë të parlamentit europian dhe të punojmë së bashku për çështje me interes të përbashkët.

https://www.facebook.com/watch/?v=361189462097403&t=1

Marketing
Exit mobile version