Ballina Lajme Maqedoni Bilall Kasami lavdërohet me punët e Teuta Arifit, “Rruga Lenin” është punë...

Bilall Kasami lavdërohet me punët e Teuta Arifit, “Rruga Lenin” është punë e Teutës (DOKUMENT)

Bilall Kasami lavdërohet me punët e Teuta Arifit, “Rruga Lenin” është punë e Teutës (DOKUMENT)
Bilall Kasami lavdërohet me punët e Teuta Arifit, “Rruga Lenin” është punë e Teutës (DOKUMENT)
Publikuar 16:56 17 Qershor, 2022
Asnjë punë deri tani nuk është meritë e kryetarit aktual të Tetovës Bilall Kasamit. Çdo vepër, çdo rrugë janë punë të kontraktuara nga Teuta Arifi që sot ai vetëm mund të fotografohet dhe të lavdërohet duke mashtruar tetovarët se është i suksesshëm.

Marketing

Rruga Sami Frashëri e që në letër është rruga Lenin, që sot Bilall Kasami i mashtroi tetovarët si punim i tij, është kontraktuar nga Teuta Arifi.

“Punë, jo fjalë! FILLON ASFALTIMI I RRUGËS “SAMI FRASHËRI”” ka shkruar shkurt Kasami për rrugën Lenin.
Portali TetovaSot ka siguruar kontratën e nënshkruar nga ish kryetarja dhe kompania që e ndërton.
Kontrata për Rikonstrumin e rrugës “Lenin” me numër arkivor 0307-143 është nënshkruar me datë 29.09.2021 mes komunës së Tetovës dhe kompanisë Golec Trans – Zhelinë e cila kap shifrën prej 3. 540.354.00 denarë me TVSH.

Më poshtë keni pjesën hyrëse dhe përfundimin e kontratës të nënshkruar nga Teuta Arifi ish kryetare dhe përfaqësuesit të kompanisë Golec Trans Amdi Latifi.

Nga ana tjetër Bulevardi “Bllagoja Toska” që kryetari aktual u mundua të promovojë si projekt i tij është finacuar nga TAV Maqedoni së bashku me shëtitioren rreth lumit Shkumbin. Rruga “Strasho Pinxhur” gjithashtu është kontraktuar nga ish kryetarja e komunës Teuta Arifi, kontenjerët gjysëm nëntoksor janë që në kohën e Teuta Arifit, trasnporti Publik është që nga koha e Teuta Arifit.

E vetmja kontratë që është lidhur në kohën e Bilall Kasamit është kontrata për dy automjete Marimangë e që kompania fiton 70% komuna 30%.

TetovaSot ditëve në vijim do të shpalos edhe kontratën e Marimangave për të parë të vërtetën e menaxhimit të Komunës së Tetovës.

Ndryshe që nga themelimi i komunës së Tetovës nuk mban mend historia që të votohet për këshillin komunal pas një viti, në kohën e Kasamit kemi me 20 Gusht votime për Këshillin Komunal ku sipas ish këshilltarëve ka ndodhur për shkak të keqmenaxhimit nga Bilall Kasami me komunën e Tetovës.

Marketing
Exit mobile version