Bilall Kasami për 9 muaj në komunë të Tetovës “bleu” Mercedes 70 mijë euro!

Nëse kaloni afër komunës së Tetovës, do të shikoni një “Mercedes S Clase 350” i vitit 2016-2018. Me atë veturë ecën Bilall Kasami kryetar aktual i komunës së Tetovës. Kur erdhi në komunë kishte një Mercedes shumë më të vjetër, por pas 9 muajve në komunë ai ndryshoi veturën. Nëse shikoni në webfaqen më të madhe për shitjen e veturave www.MOBILE.DE Mercedes S Clase 2016 shitet me çmimin nga 45 mijë deri në 55 mijë euro në Gjermani, nëse kësaj i shtohet dogana atëherë i bie afërsisht 70 mijë euro të jetë me çmimin e tregut në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Por, siç mësohet Bilall Kasami veturën nuk e ka mbi vete, thuhet se është mbi shoferin e tij, por lind pyetja pse një punonjës me rrogë 400 euro si shofer i kryetarit të ketë në pronë veturë mbi 70 mijë eruo dhe ta dëmtojë për Bilall Kasamin?

Pas kësaj lindin shumë dyshime korruptive me mbushjen e veturës me benzinë, pasi vetura private nuk ka të drejtë të mbushet me benzinë në llogari të komunës së Tetovës.

Një tjetër pyetje nga tetovarët që qarkullon në rrjetet sociale thonë se për 4 vite Bilall Kasami në komunën e Tetovës çfarë veture do të bleje?

Ndryshe Bilall Kasami dhe këshilltarët e Lëvizjes BESA me mos votoimin e llogarisë përfundimtare të komunës së Tetovës, e çuan komunën për zgjedhje të reja që do të mbahen me 20 Gusht. politiko.mk

Kjo është vetura e Bilall Kasamit