BILD: E gjithë bota po qesh me ne! Largohu Joachim…

Në Gjermani po kërkohet largimi i Joachim Lowit sa më shpejtë të jetë e mundur.

Marketing

Kombëtarja e Gjermanisë pësoi disfatë të befasishme në shtëpi ndaj Kombëtares së Maqedonisë me rezultat 1 me 2.

Drejtori sportiv i gazetës gjermane ‘BILD’ ka kërkuar largimin e menjëhershëm të trajnerit, Joachim Low.

Ai kërkon që Rangnic apo Kuntz të marrin përsipër menjëherë detyrën e trajnerit te Gjermania.

“E gjithë botë po qesh me ne!”, shkruhet në BILD.

Kujtojmë që Federata e Futbollit të Gjermanisë e ka konfirmuar largimin e Lowit nga stoli në fund të Kampionatit Europian të këtij viti.

Marketing