Bill Gates ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.
Edhe pse themeluesi i Microsoft është vaksinuar ai tregon se do të respektojë masat mbrojtëse.
“Dua të jem shembull për të tjerët. Nëse vaksinoheni, akoma mund të jenë transmetues i infeksionit”- ka shtuar miliarderi amerikan.
Sipas ekspertëve shëndetësorë në SHBA, edhe ata persona që janë vaksinuar kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën dhe ti respektojnë të gjitha rregullat e vendosura nga organet përkatëse.
Madje është dëshmuar që vaksina nga Pfizer dhe BioNtech është shumë efikase në parandalimin e simptomave të theksuara, por ende nuk dihet me siguri nëse plotësisht parandalon infeksionin.