Bisedë telefonike e MPJ Bujar Osmani me homologun e tij ukrainas, Kuleba

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot me kërkesë të homologut të tij ukrainas realizoi bisedë telefonike me shefin e diplomacisë ukrainase Dimitro Kuleba.

Marketing

Ministrat Kuleba dhe Osmani konstatuan nivel të lartë të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve mike dhe dialogut të rregullt politik, gjithashtu shprehën kënaqësinë për rritjen e dukshme të shkëmbimit tregtar në dhjetë muajt e parë të vitit 2020, me shpresë që ky trend pozitiv të vazhdojë dhe të intensifikohet edhe në të ardhmen.

“Për këtë arsye, pritet edhe takim i afërt i Komitetit të përzier për zbatimin e Marrëveshjes ndërshtetërore për tregti të lirë”, thuhet në kumtesën e sotme të MPJ-së.

Osmani e informoi kolegun e tij për aktivitetet të lidhura pritjet për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe për prioritetet tjera të vendit sa i përket politikës së jashtme.

Bashkëbiseduesit në bisedën telefonike iu referuan edhe temave aktuale globale dhe rajonale.

Ministri Kuleba e uroi Osmanin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, me shpresë se bashkëpunimi mes dy shteteve do të thellohet edhe në këtë plan.

Kuleba, siç qëndron në kumtesë, e ftoi Ministrin Osmani që në rastin e parë të mundshëm ta vizitojë Ukrainën, e cila me kënaqësi u pranua.