Pavarësisht skadimit të afatit të rregullt, kërkimi i të riut të zhdukur vazhdon edhe nesër
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Nikos Dendias, gjatë së cilës është diskutuar për situatën e kërkimit të të riut të zhdukur nga vendi.
Ministri kërkoi vazhdimin e kërkimeve pavarësisht kalimit të afatit të rregullt, për të cilin u informua nga kolegu se së shpejti do të sillet vendim për vazhdimin e kërkimit për të zhdukurin.
Gjatë bisedës, Osmani falënderoi përpjekjet dhe sakrificat e Shërbimit Bregdetar të Greqisë, Forcave Ajrore dhe popullatës lokale të përfshirë në kërkim.
Biseda pasoi pas dërgimit zyrtar të Notës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë me lutje për vazhdimin e kërkimit edhe pse sot ka kaluar afati për organizimin e kërkimeve të tilla