Ballina Aktuale Bisedimet për qeverinë e re,VMRO-DPMNE: U kushtohet vëmendje kuadrove që propozohen

Bisedimet për qeverinë e re,VMRO-DPMNE: U kushtohet vëmendje kuadrove që propozohen

Bisedimet mes dy grupeve të punës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijm. Në këto bisedime, siç tha Sotillkovski VMRO-DPMNE i  kushtohen vëmendje e veçantë cilësisë së ndarjes së ekzekutivit, përzgjedhjes së kuadrove cilësore si dhe ndarjes së kulaçit ekzekutiv në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar VMRO-DPMNE, dhe në asnjë formë nuk do të pranojnë kushtizime nga asnjë subjekt politik, sqaroi Stoillkovski.
“Procesi i negociatave bazohet në parimet tashmë të vendosura parasegjithasht për procesin eurointegrues, lufta kundër krimit dhe korrupsionit si dhe nevoja për të pasur reforma për zhvillim të përshpjetuar ekonomik. Në këtë kontekst VMRO-DPMNE bën kujdes edhe për zgjidhjeve personale të cilat po propozohen në bisedimet të koalicioneve, të cilat të njëjtat nuk duhet të kompromitohen apo kushtizohen në asnjë formë dhe të jenë të përkushtuar në punët dhe reformat që do të vijojnë.”, tha Stoillkovski.
Nga koalicioni VLEN të përmbajtur me detaje se cilat ministri eventualisht do tu takojnë atyre.  Lëvizja “ E Di “ e Maksim Dimitrievskit është subjekti i tretë politik të cilit pritet t’i ofrohen negociata për përfshirjen e tyre në koalicionin qeverisës.
“Ende nuk kemi pranuar ofertën për bisedime, kur do të arrijë oferta fillimisht do të bisedohet për harmonizimin e platformës politike dhe parimet e funksionimit të qeverisë së re.”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Në përbërjen e re parlamentare, koalicioni “Maqedonia juaj” i  udhëheqëur nga VMRO-DPMNE ka 58 deputetë, koalicioni “Për një të ardhme evropiane” të LSDM-së 18 deputetë, koalicioni i “Frontit Evropian” i udhëhequr nga BDI 18 deputetë, VLEN 14, dhe e E Majta dhe Lëvizja “E Di” nga gjashtë deputetë.
Exit mobile version