Ballina Aktuale Bjellorusi, qindra të arrestuar në protestat kundër regjimit të Lukashenkës

Bjellorusi, qindra të arrestuar në protestat kundër regjimit të Lukashenkës

Policia në Bjellorusi arrestoi qindra vetë dhe përdori gazin lotsjellës dhe granatat e tymit në protestsat e së dielës kundër regjimit të Alyaksandr Lukashenkës.

Marketing

Në kryeqytetin Minsk, rreth 100,000 vetë dolën në rrugë me flamujt e opozitës, të kuq dhe të bardhë, duke brohoritur “fashist” dhe “turp”.

Protesta pati edhe në qytetet Homel, Hrodna e të tjera.

Grupi i të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Vyasna, publikoi emrat e 341 personave të ndaluar të dielën.

Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë raporton se Ministria e Brendshme në Bjellorusi pranoi ndalimin e “rreth 200” protestuesve në të gjithë vendin.

Protestat në Bjellorusi kanë nisur qysh pas zgjedhjeve të 9 gushtit, në të cilat Lukashenka pretendon se ka fituar mandatin e gjashtë presidencial.

Sipas opozitës, protestuesve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet janë manipuluar në favor të tij.

Protestat e së dielës kanë qenë të 50-tat me radhë.

Lukashenka është në pushtet qysh në vitin 1994.

Ai ka akuzuar disa vende të Perëndimit për përpjekje “për ta shkatërruar vendin e tij”.

Policia bjelloruse ka shtypur dhunshëm protestat.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e njohin Lukashenkën si president të Bjellorusisë.

Marketing
Exit mobile version