Bjellorusia do të parashtrojë notë protestuese deri te MPJ-ja për pohimet e deputetit Milloshoski

As në të kaluarën, as tani deri te Ambasada e Republikës së Bjellorusisë në Beograd dhe deri te ambasadori Valerij Briljev, as në Konsullin e nderit të Republikës së Bjellorusisë në Shkup nuk janë parashtruar ankesa, po ashtu asnjë afarist që është pritur në bisedë nuk është ankuar për kurrfarë probleme, të cilës do natyrë dhe cilave do përmasa, porosisin nga Konsulli i nderit në Shkup.

Marketing

“Në ditën 25 korrik 2019 janë publikuar lajme të rreme nga ana e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski, të cilat janë transmetuar në mediumet elektronike. Dëshirojmë të potencojmë njëheri dhe të konfirmojmë se gjithçka që është transmetuar janë thjeshtë lajme të rreme”, thonë nga Konsullata e nderit e Bjellorusisë në Shkup.

Në këtë moment, përgatitet notë nga ana e Ambasadës së Republikës së Bjellorusisë në Republikën e Serbisë deri te Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut për lajmet e transmetuara të rreme.

Deputeti Milloshoski në seancën e djeshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kushtuar pyetjeve të deputetëve, akuzoi se në Kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev ka ardhur ambasadori bjellorus lidhur me rastin, ku një biznesmeni nga Manastiri, i cili ka fituar tender të punojë me REK Manastir, i janë kërkuar 250 mijë euro. Pohimi është përgënjeshtruar nga kryeministri Zaev.