Blerim Bexheti takoi historianin Besnik Rameti

Sot kryetari Blerim Bexheti takoi historianin Besnik Rameti për të diskutuar vendimin e kaluar në këshillin e Qytetin të Shkupit ku biseduan për emrimin e rrugëve, shesheve dhe urave të cilat i takojnë komunës së Sarajit.

Marketing

Falemenderim i veçantë shkon për Doc.dr Besnik Rametin për kontributin dhe angazhimin që ka dhënë për komunën e Sarajit si dhe ITSHKSH – Shkup nën ombrellën e të cilës janë udhëhequr gjitha procedurat ligjore, gjiithashtu nderimet e mija edhe për këshilltarët e Qytetit të Shkupit për punën e tyre të palodhshme theksoi kryetari Blerim Bexheti.

Prej sot Shkupi dhe komuna jonë do të ket emra të rrugëve, urave dhe shesheve që frymojnë shqip, urime gjith banorve tonë dhe qytetarëve të Shkupit.

Marketing