Blerim Hyseni: Shqiptari me gjak shqiptari nuk shitet z. Zaev

Analisti i njohur kumanovar, Blerim Hyseni në Facebook-in e tij shkruan:

Marketing

Nese t’i ke gjet shqiptarë që shiten e që ke arrit me i ble mos mendo se shqiptari me gjak shqiptari shitet, mos mendo se ke para qe e blen sepse shqiptari ka aq vlera saqe edhe kur ka qene me keq nuk ka pranu te shitet, shqiptari mund te mashtrohet sepse natyra e tij, zemerbutesia e tij, dëshira për të qenë i mirë e për të dëshmu vlera keni arrit ta mashtroni, por kurre ama bash kurre te shitet.

Nuk u shit as në kohen kur shqiptarët punonin për kafshate goje e ju shëtisnit Botën nga 3-4 pushime ne vit. Asnjëherë ÇMIM ska pas, e ajo qe s’ka çmim s’ke si e blen. Nëse mendon se shqiptarët shiten e ke gabim sepse nuk u shiten as ne kohën e Titos, as në kohën e Gligorovit, as ne kohën e Cërrvenkovskit, as të Gruevskit e as ne kohën tënde z.Zaev. Ata që i ke për rreth dhe ata qe ke lidh koalicion të paskën mashtru e do te bindesh shumë shpejtë për vlerat e vërteta të shqiptarit.

Marketing