Ballina Aktuale Bleu veturë me para të falsifikuara, padi penale 45 vjeçarit nga Shipkovica

Bleu veturë me para të falsifikuara, padi penale 45 vjeçarit nga Shipkovica

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka ngritur padi penale kundër personit I.A. (45) nga Shipkovica e Tetovës dhe B.E. (48) nga Leshnica e Poshme e Tetovës deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë për shkak të dyshimit se të njëjtit kishin kryer vepër penale “falsifikim të parave” që është e dënueshme në bazë të nenit 268, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Marketing

“Personi i raportuar I.A. dyshohet se në shtator të vitit të kaluar nga B.E. Ka blerë një veturë “BMW” dhe të njëjtën e kishte paguar me 4500 euro të falsifikuara, kurse personi B.E., megjithëse e kishte ditur që kartëmonedhat ishin të falsifikuara, nuk i kishte raportuar ato dhe në disa raste ishte përpjekur që t’i hidhte në treg”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing
Exit mobile version