Ballina Lajme Shqipëri Blinken vizitë në Shqipëri përpara hapjes së repartit të NATO-s në Kuçovë

Blinken vizitë në Shqipëri përpara hapjes së repartit të NATO-s në Kuçovë

Profesor i Kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se vizita e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Shqipëri do të realizohet përpara hapjes së repartit të NATO-s në Kuçovë.

Marketing

Ai u shpreh se Shqipëria është i rrethuar nga vende me ndikim rus, por për mënyrën se si po trajton situatat ata e konsiderojnë një shtet problematik.

Ndër të tjera ai zbuloi se në Kosovë është zbuluar një bazë e shërbimeve ruse pranë policisë së Prishtinës.

“Vizita e Blinken vjen në një moment në vigjilje përpara hapjes së bazës së NATO-s në Kuçovë. Sot, pas hapjes së kësaj baze policimin e bëjmë ne, ndërsa pak kojë ma parë jo. Ka të bëjë edhe me raketa patriot edhe me shumë gjëra të rëndësishme.

Në televizionet ruse kanë nisur të thonë që jemi një vend i vogël problematik. Ne jemi të rrethuar nga ndikimi rus. Që nga Bosnja, Mali i Zi ku ka parti që financohen nga Rusia, Serbinë ju e dini, Kosova që ka probleme. Është zbuluar një bazë e shërbimeve ruse pranë policisë në Prishtinë.

Ka parti ruse me ndikim të madh. Shqipëria është i vendi faktor që stabilizon gjërat. Baza që do të hapet në Kuçovë ose që quhet më saktë një repart, është shumë i fuqishëm”, deklaroi ai.

Exit mobile version