Blinkeni takohet me mbretin e Jordanisë, thekson nevojën që Izraeli të reduktojë viktimat civile

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, është takuar me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Ministrin e Jashtëm të këtij shteti Ayman Safadi, gjatë një turneu në Lindjen e mesme, me qëllimin që të ndalojë përhapjen e luftës në Gaza.

Marketing

Ai theksoi nevojën që Izraeli të reduktojë viktimat civile dhe për të rritur ndjeshëm sasinë e ndihmës humanitare që arrin te palestinezët.

Kjo është vizita e tij e katërt në Lindjen e Mesme brenda tre muajve,  raporton Euronews.com.

Diplomati amerikan theksoi gjithashtu rëndësinë e përgatitjes së planeve të detajuara për Gazën e pasluftës, e cila është shkatërruar nga sulmet ajrore intensive izraelite dhe operacionet tokësore.

Nga Jordania, Blinkeni do të udhëtojë për në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën, ndërsa në Arabinë Saudite të hënën.

Më pas ai do të vizitojë Izraelin dhe Bregun Perëndimor të martën dhe të mërkurën përpara se të përfundojë udhëtimin në Egjipt.