Duke folur për rethanat aktuale politike, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në “Klan Debat”, foli edhe për bllokimin e Kuvendit dhe mbështetjen që opozitarja shqiptare, Lëvizja Besa i jep VMRO-së për këtë iniciativë.
Ahmeti ka thënë se bllokadat, bojkotet, sabotazhet në proceset demokratike me demokraci të përparuar nuk kanë vend tek ne
Sipas tij, ky paralajmërim i VMRO për bllokadë të Parlamentit nuk i bën mirë shëndetit të partisë së tyre, sepse sipas tij, nuk mbështetet nga asnjë vend demokratik nga vendet ku sipas Ahmetit pretendojmë të jemi bashkë atje.
“Në këto procese përparësi i jepet vizionit, po cili është vizioni dhe qëllimi i tyre me bojkotin apo sabotohen ose bllokadën, a duan të përmirësojnë imazhin e partisë apo duan të jenë vrima e zezë në vend se di, sepse bojkoti nuk ka përkrahje nga asnjë vend me demokraci të përparuar, nuk e di cila është agjenda e tyre por të sabotosh ligjet që janë në dobi të vendit do të thotë se nuk do fitojnë ndonjë imazh të mirë para qytetarëve, tani kohën e kemi përpara dhe do shohim cila është agjenda sepse unë fola parimisht dhe e di se nuk kanë përkrahjen e asnjë vendi të BE, ato janë kundër këtyre strategjive sepse janë në dëm të zhvillimeve dhe proceseve”, tha Ahmeti.