Ballina Lajme Maqedoni BMW-ja ndahet në dysh! Lëndohet rëndë 27-vjeçari në Shkup

BMW-ja ndahet në dysh! Lëndohet rëndë 27-vjeçari në Shkup

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes që lëmë pas në Shkup, transmeton TV21. Një 27-vjeçar nga Shkupi, me veturën “BMW” ka goditur shtyllën në bulevardin mes Shkupit dhe Kisella Vodës dhe është lënduar rëndë.

Marketing

“Më datë 10.06.2024 rreth orës 21.30 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin “Serbia”, H.B.(20) nga Shkupi, duke ngasur veturën “BMW” me targa të Shkupit, ka humbur kontroll ndaj automjetit dhe ka goditur shtyllën nga ndriçimi rrugor. Në fatkeqësi, lëndime trupore ka marrë shoferi”, thuhet në njoftimin e MPB-së dhe shtojnë se hetim ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Marketing
Exit mobile version