Boçvarski – Gir: Mbështetja nga Bashkimi Evropian është e rëndësishme për modernizimin e infrastrukturës në vend

Mbështetja që e morëm nga Bashkimi Evropian për projekte infrastrukturore është shumë e rëndësishme për zhvillim të ekonomisë vendore, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, i cili sot realizoi takim pune me ambasadorin e BE-së në vend, Dejvid Gir.

Marketing

Ministri Boçvarski e njoftoi ambasadorin Gir me realizimin e projekteve kapitale që financohen me mbështetje të Fondeve evropiane, ndërsa fokus të posaçëm vendosën në ndërtimin e hekurudhës drejt Republikës së Bullgarisë.

Ndërtimi i hekurudhës ka rëndësi rajonale për shkak të përfundimit të Korridorit panevropian 8 dhe për ato shkaqe jemi fuqishëm të përkushtuar, së bashku me kolegët nga Bullgaria në përfundimin e tij, potencoi ministri Boçvarski.

“Mbështetja nga partnerët tanë nga BE-ja është shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë. Mjetet që i marrim përmes IPA komponentëve i shfrytëzojmë me efikasitet për modernizimin e infrastrukturës. Bashkëpunimin që e kemi është në nivel të shkëlqyeshëm. Mbetemi të fokusuar në realizimin e projekteve tona edhe përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballemi”, deklaroi ministri Boçvarski.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve infrastrukturore për shkak të ndërlidhjes më të mirë rajonale dhe integrimin n[ sistemin e korridoreve transportuese të Bashkimit Evropian.