Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçfarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore Ejup Ristemi inspektuan punët ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër. Ata paralajmëruan se sipas ritmit të punimeve kjo autostradë do të jetë e përfunduar në një kohë të arsyeshme për qytetarët.
Pas inspektimit të punëve ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçfarski bëri të ditur se autostrada Kërçovë-Ohër është prioritet primar i qeverisë dhe potencoi se fronti ndërtimor për ndërtimin e autostras së re dhe moderne është hapur duke mos u kthyer në gabimet e të kaluarës.
“Janë asfaltuar 31% e shtresës së parë të rrugës, janë ndërtuar mbi 3500 metra mure dhe janë zhvilluar gërmime në masën 51%. Janë bërë projektet për 9 pikat e autostradës, konstruktimi i tunelit ka përfunduar, ka mbetur edhe filtrimi dhe elektrifikimi i tij. Aktualisht punohet në ura dhe vijadukte, tamponime dhe punë të tjera ndërtimore. Kjo dinamikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe kjo autostradë do të jetë e përfunduar në një kohë të arsyeshme”, theksou Boçfarski.
Punimet janë fokusuar në ndërtimin e vijadukteve, qarkoreve, rrugëve hyrëse, mureve mbështetëse, mbikalimeve, nënkalimeve dhe në gjithçka që është paraparë në përputhje me projektin e ndërtimit, tha drejtori i N.P. për rrugë shtetërore Ejup Ristemi.
Ristemi nënvizoi se realizimi i ndërtimit për tremujorin e parë të vitit 2021 është 5,14 milion euro ndërsa realizimi i përgjithshëm deri më tani është 322,4 milion euro.