Ballina Lajme Maqedoni Boneva në izolim, rasti “Drumarina” anulohet për më 10 maj

Boneva në izolim, rasti “Drumarina” anulohet për më 10 maj

Për shkak të izolimit shtëpiak të të akuzuarës Sillvana Boneva, seanca e sotme gjyqësore për rastin “Drumarina” është anuluar për më 10 maj. Gjykatësi Marin Stanevski, para anulimit të seancës njoftoi se mbrojtja e të akuzuarës ka dorëzuar vërtetim për izolim për shkak të Kovid-19.

Marketing

Për seancën e sotme ishte paraparë që të dëgjohet një dëshmitar. Lëndë e gjykimit në këtë rast siç thuhet në akuzë janë llogaritë fiskale nga pikat pagesore, për të cilat ish deputetja e VMRO-DPMNE-së, Sillvana Boneva dyshohet për keqpërdorimin e rreth 100 000 eurove, para të Kuvendit.

 

Exit mobile version