Bogoev nga LSDM: Dora është e shtrirë për Alternativën për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Sonte në TV21 në emisionin ClickPlus janë tre mysafirë të cilët debatojnë për temat aktuale politike në Maqedoni. Mes të ftuarve është edhe ish kryetari i Karposhit, anëtar bordit ekzekutiv të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Stefan Bogoev.

Marketing

Bogoev ka treguar se pas të enjten, kur nuk u votua mosbesimi i Qeverisë, tani pret që shumica të rritet edhe më shumë.

Pas kësaj zbuloi se LSDM negocionin me shumë parti, por nuk zbuloi se cilat janë ato. Në pyetjen se a do të hyjë Alternativa në Qeveri, ai u përgjigj:

“Informacionet në publik se punohet për rritjen e shumicës, janë të sakta. LSDM ka potencial më të madh për koalicionim se sa VMRO-DPMNE-ja dhe ajo u dëshmua të enjten. Edhe pse duket 60-60, do të shihni se situata do të jetë më ndryshe. Ua shtrijmë dorën gjithë botës demokratike, atyre të cilët konsiderojnë se duhet të fillojmë negociata me Bashkimin Evropian. Jemi të bindur se të gjithë ata që mendojnë ashtu dhe ka shumë të tillë në shtet, sesa ata që duan që shteti që qëndrojë në vend”.

TV21: A jeni të bindur se Alternativa do të hyjë në Qeveri?

“Tani për tani dora është e shtrirë për Alternativën. Bisedohet edhe me më shumë deputetë dhe për shpejtë kohë do të dalim me shumicë më stabile dhe më të madhe”.

Marketing