Bojan dhe Mile Jovanovski sot ballafaqohen me Ruskoskën

Bojan dhe Mile Jovanovski sot do të përgjigjen në pyetjet e prokurores Vilma Ruskoska për mashtrimet e bëra përmes “Lidhjes ndërkombëtare”. I pari që do të ballafaqohet me Ruskoskën do të jetë babai i Boki 13, Mile Jovanovski. Ndërkohë në mesditë në Prokurori duhet të mbërrij edhe Boki 13.

Marketing

Sipas hetimit, ata akuzohen për larje parash për çka kanë shfrytëzuar “Lidhjen ndërkombëtare” të formuar nga Boki 13. Akuzohen se kanë mashtruar dy biznesmenë ndaj të cilëve me premtimin se do të ndërtojnë shtëpi për pleq, kanë arritur ë tu marrin rreth 1 milionë euro.

Për rastin në fjalë dyshohen edhe deputetja Frosina Remenski, nënkryetarja e Lidhjes ndërkombëtare, Jasna Mandiç dhe asistentja, Hristina Bllazhevska.