Boki 13 dhe babai i tij dëshmuan te Ruskoska

Boki 13 në ora 12 erdhi të merret në pyetje nga Villma Ruskoska. Si i dyshuar për zhvatje në Reket, Bojan Jovanovski sot duhej të tregojë për mashtrimet e bëra përmes organizatës së tij humanitare “Lidhja Ndërkombëtare”. Sipas prokurorisë, Boki ka marrë para dy herë, nga dy biznesmenë përmes projekteve të rreme. Nga i pari ka marrë 700 mijë euro, dhe nda i dyti 200 mijë. Para Bokit, në prokurori sot ishte edhe babai i tij Mile.Mile Jovanovski, babai i Boki 13

Marketing

A mund një deklaratë të shkurtër?

Jo, ju lutem, në një rast tjetër, javën tjetër të thërrasim një konferencë për shtyp dhe mund…

A iu përgjigjët pyetjeve të prokurores?

Po.

A keni marrë aktvendim për përfundimin e hetimit?

Epo, duket sikur ka mbaruar, po. Gëzuar ’49!

Boki 13, përveç seancës dëgjimore tek Vilma Ruskovska, sot pati seancë dëgjimore edhe në Gjykatën Civile. E ka hedhur në gjyq Sistina, sepse ka bërë operacion për zvogëlimin e lukthit dhe nuk ka paguar. Tani spitali përmes rrugëve gjyqësore kërkon rreth 10 mijë euro për ndërhyrjen dhe për kurimin në spital që ka qenë në fillim të vitit. Gjykata ka vërtetuar që Boki nuk është këtu. Nuk kishte as avokatë ndërsa dëshmoi eksperti ligjor. Ai tha që Boki në prill të këtij viti ka pasur paralajmërim para padisë për pagesë të borxhit, por nuk e ka paguar. Në mënyrë shtesë, për seancën e radhës më 28 shkurt vitin e ardhshëm, eksperti ligjor duhet të sjell dëshmi që borxhi i Bokit në “Sistina” është regjistruar edhe në kontabilitetin e spitalit. Boki 13 akuzohet në rastin “Reket” për zhvatje prej 1.5 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev. Përveç tij, në këtë rast akuzohet Katica Janeva ndërsa Zoran Kiçeec pranoi fajin me çka u dënuar me 3 vite burg.

Marketing