Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13 do të vazhdojë të qëndrojë në burg, kjo pasi Këshilli Penal i vazhdoi masën e paraburgimit edhe për 30 ditë. Jovanovski tanimë 2 muaj gjendet në paraburgim në burgun hetues të Shutkës, ndërkohë që afati i dytë 30 ditor i skadoi sot.
Boki 13 bashkë me Zoran Milevski-Kiçeec dhe prokuroren speciale Katica Janeva, janë të dyshuar në rastin “Reket”. Sipas hetimit, biznesmeni Orce Kamçev supozohet t’i ketë dhënë 1.5 milion eruo Boki 13 dhe Kiçeecit për ta shpëtuar nga ndjekja penale në rastin “Perandoria” të Prokurorisë Speciale, në të cilin Kamçev është i dyshuar.