Boki-13: Nis operacioni ”Bumerang” – do të dorëzohen mbi një milion ”bomba”

Nis operacioni juridiko-penal “Bumerang”. Njoftimi vjen nga ekipi juridik I Bojan Jovanovskit – Boki 13, I dënuar me 9 vite burg për rastin “Zhvatja”. Ata, sic percjell KlanM, kanë përshëndetur vendimin e Shefit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, të formohet lënda dhe t`I ndahet prokurorit kompetent.

Marketing

Paraprakisht, Boki-13 kishte kërkuar takim me Abazin, për shkak se, sic ka thënë, posedon biseda të përgjuara, fotografi dhe video-materiale kundër personaliteteve nga strukturat më të larta politike, të gjyqësorit, të biznesit etj.

Në njoftimin e sotëm, sic njofton KlanM, thuhet se “bombat” janë të paketuara në mbi 1 milion dosje dhe se për këtë duhet të formohet një ekip i posaçëm.

EKIPI JURIDIK I BOJAN JOVANOVSKIT

“Për shkak të vëllimit të materialeve dhe dëshmive prej 1.150.000 dosjeve me biseda të xhiruara audio, transkripte, mesazhe, komunikime telefonike, video-materiale dhe fotografi, të ashtuquajtura “bomba”, për shkak të përshtatjes gjatë procedurës do të duhet të formohet ekip i posaçëm pune dhe procesuimi të kallëzimeve penale konform nevojave reale për veprim efikas dhe të drejtë të lëndës, për të cilën do të dërgojmë kërkesë të posaçme te Prokurori Publik”

Boki-13 thotë se do t`i dorëzojë kallëzimet dhe dëshmitë në procesverbal vetëm me garanca të vërtetuara ligjore. Këtë, sipas avokatëve të tij, sic njofton KlanM, do ta bëjë vetëm në praninë e dy avokatëve, Vladimir Tufegxhiq dhe Sashko Dukoski dhe vetëm në hapësira të siguruara në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me regjistrim visual dhe tonik që nga akti i marrjes në pyetje e deri te dorëzimi i dëshmive.