Bombardime izraelite dhe në Siri, shtatë persona humbin jetën, mes tyre gra dhe fëmijë

Ministria siriane e mbrojtjes tha se shtatë persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në Damask të martën.

Marketing

Të paktën 11 të tjerë u plagosën gjithashtu në sulm, tha ministria, duke shtuar se ato ishin vetëm shifra paraprake pasi ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve nën rrënoja.

Sulmi shkatërroi tre katet e para të një ndërtese në lagjen Mezzeh, në lindje të Damaskut, teksa një gazetar i AP në vendngjarje thotë: “Mbeturinat mbuluan zonën përreth, duke shtypur disa makina. Ambulancat dhe ekskavatorët mbërritën në vendngjarje për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të pastruar rrënojat”.

Marketing