Bonucci jashtë për një muaj?

Raportet e fundit thonë që Leonardo Bonucci mund të jetë jashtë fushave për një muaj pas një lëndimi në gju, gjë që do ta ndryshon strategjinë në transfere të Juventusit
Mbrojtësi duket se ka pasur një lëndim në gju gjatë fitores 2-1 kundër Lazios mbrëmë, por luajti për 20 minuta edhe pse kishte dhimbje.

Marketing

Ai është parë duke u larguar nga Olimpico duke çaluar kurse teste të tjera mjekësore i janë bërë këtë mëngjes, transmeton GazetaExpress.
Sipas lajmeve të fundit, besohet që Bonucci do të jetë jashtë për një muaj.

Praktikisht, kjo do të thotë se ai do ta humbiste ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Po ashtu, kjo ka bërë që Juve ta ndryshojë strategjinë për transferi, pasi që Medhi Benatia u larguar për në skuadrën e Katarit, Al-Duhail.

Martin Caceres tashmë ka arritur në Juve nga Lazio, një operacion që i kushtojë atyre 600 000 euro dhe i cili mund të luan në mbrojtje por edhe si anësor i mbrojtjes.

Marketing