Boom Xhaka-Saka, “Djajtë” vazhdojnë të vuajnë në Ramazan – Arsenal mposht Man Utd

Arsenali e ka mposhtur Manchester United 3-1 në kuadër të xhiros së 34 të Premier League.

Marketing

Vendasit shpejt kaluan në epërsi, me golin e Nuno Tavarez në minutën e 3’, për t’u dyfishuar epërsia më pas nga ana e Bukayo Saka në minutën e 32’.

Pas golit të dytë, vendasit e ulën ritmin, me “Djajtë e Kuqë” që shënuan për 2-1 me anë të Cristiano Ronaldos në minutën e 34’.

Përkundër iniciativës, Man United nuk arriti të shënojë më shumë, anipse e humbën një penalti në pjesë të dytë të takimit. Ishte Bruno Fernandes ai që qëlloi shtyllën pingule duke mos arritur të shënojë nga pika e bardhë.

Kur u mendua se ndeshja mund të mbyllej 2-1, në skenë doli Granit Xhaka i cili shënoi një supergol për ta lënë De Gean pa gjasa.

Festa në kampin e “The Gunners” vetëm sa shpërtheu, ndërsa mysafirët më nuk arritën ta rrezikojnë seriozisht portën e Ramsdale.

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon të shpresojë për një vend në top4, ndërsa Man Utd zbeh dukshëm gjasat për diçka të tillë.

“Djajtë” vazhdojnë të vuajnë në Ramazan, Saka-Xhaka i mbajnë gjallë shpresat e vendasve për top4.

Marketing